Punimet artizanale të Zadrimës i rezistojnë kohës
Nuk mungon ndërthurja me elemente moderne
Artizani Vasil Kukaj nga krahina e Zadrimës në Lezhë bën punime prej balte prej gati 20 vitesh. Pas studimeve në Itali, ai u kthye në vendlindje me iniciativën për të hapur këtë punishte, ku tashmë punon me të gjithë familjen. Një mënyrë kjo sipas tij për të mos e lejuar traditën të humbasë.
Edhe pse baza e punimeve janë motivet motive etnografike të zonës, Kukaj thotë se nuk mungon as ndërthurja me elementet moderne.
Ai shprehet optimist që ky zanat i vjetër po preferohet edhe nga të rinjtë.
Tradita e Zadrimës që i bën unike këto punime, tashmë preferohet kryesisht nga të huajt për të marrë nga Shqipëria një copëz prej saj.
Tv Klan