Punimet në Parlament – (4 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Për rreth 60 minuta deputetët kanë miratuar projektligjin për statusin e trupave të NATO-s në Shqipëri. Me këtë projektligj trupat e Natos përjashtohen nga rregullat për marrjen e vizave dhe për pasaportat, si dhe për kërkësat e rregjistrimit të zbatueshme për të huajt.
Autoritetet shqiptare do të pranojnë si të vlefshme pa taksa apo pagesa, patentat e makinave apo lejet e qarkullimit të lëshuara për personelin e Natos në Shqipëri. Mjetet dhe pajisjet e Natos sipas ligjit të ri të miratuar nga parlament shqiptar do të lëvizin lirisht kudo në Shqipëri. Nato lejohet të importoj dhe eksportoj pa paguar taksa.
Parlamenti i ka dhënë dritën jeshile edhe pjesmarrjes së ushtarëve shqiptarë në përbërjen e forcës shumëkombëshe të Europës Juglindore. Deputetët kanë miratuar financimin e projektit të furnizimit me energji elektrike të Sarandës dhe Gjirokastrës./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame