Punimet në rrugën Fushë-Krujë – Lezhë – (26 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sapo i afrohesh Fushë-Krujës, rruga nacionale që lidh Tiranën me Veriun devijon majtas. Pikërisht këtu nis dhe korridori verior Fushë-Krujë – Mamurras – Milot – Lezhë. Në aksin rrugor Fushë-Krujë – Marmurras, ecuria e punimeve vazhdon me intesitet.
Kemi gjatë muaj që kemi nisur punimet. Për rreth tre muaj kemi ndërprerë ato për shkak të rreshjeve dhe të problemeve të pronësisë që kemi patur me pronarët e tokës. Kemi përfunduar deri tani 5 km rrugë ndërsa tombinot janë përfunduar për 12 km e tij, shprehet administratori i firmës ndërtuese.
Në gjatësinë prej 12.7 km të këtij aksi ka përfunduar mbushja e trasesë, deri në kilometrin e 7 ka përfunduar shtrimi i nënbazës së rrugës, ndërsa deri në kilometrin e 5 ka përfunduar dhe asfaltimi. Pyetjes së Tv Klan se kur do të mbarojnë punimet në këtë aks rrugor, supervizori Pincili i përgjigjet se rruga do të përfundoj në Shtator.
Pengesë janë bërë urat pasi presin financimin e Bankës Botërore. Duhen rreth 1.5-2 milion dollarë. Pasi të përfundojnë punimet e gjithë rruga do të jetë e gatshmë për shfrytëzim, bëhet fjalë për katër ura të prishura të cilat pengojnë përdorimin e saj./tvklan.al