Punimet në Rrugën “Vllazën Huta”
Afro 200 banorë të bllokut të pallateve në rrugën “Vllazën Huta”, pranë Ministrisë së Jashtme, nuk do të kënë më probleme me ujin e pijshëm dhe infrastrukturën rrugore.
Bashkia e Tiranë dhe Ujësjellës – Kanalizime Tiranë kanë nisur punën për shtrimin e rrjetit të ri të Ujësjellësit, si dhe asfaltimin e rrugës dhe pajisjen e saj me sinjalistikën e nevojshme.
Ky investim njëkohësisht eleminon humbjet në rrjet nga amortizimi dhe lidhjet e paligjshme. Punimet për rehabilitimin e rrjetit të Ujësjellësit janë shtrirë në disa zona.
Tv Klan