“Punoj, por dua pagë lufte”, Rama: Edhe unë kam përgjysmuar rrogën, por…


“Punoj, por dua pagë lufte”, Rama: Edhe unë kam përgjysmuar rrogën, por…

13:53 14/04/2020

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje qytetarëve nëpërmjet Facebook-ut. Një ndër ta pyeste se pse nuk futet tek pagat e luftës edhe pse vazhdon punon.

Kreu i qeverisë u shpreh se qytetari nuk mund të paguhet me taksat e qytetarëve të thjeshtë në një kohë që ai e vazhdon punën. Madje, kryeministri i kujtoi se vetë ka përgjysmuar pagën njësoj si ministrat e deputetët socialistë për solidaritet.

Të njëjtën gjë nuk ia sugjeroi qytetarit, por u shpreh se me situatën e re ai ka kursyer për shkak se janë mbyllur disa gjëra që në jetën e zakonshme nuk do ta bënte.

“Për çfarë duhet të paguajmë ty o miku im kur ti vazhdon punon edhe sot. Përse? Edhe unë vazhdoj punoj dhe sot, por rrogën e marr përgjysmë. Natyrisht nuk them që ti të bësh të njëjtën gjë. Ministrat e marrin rrogën përgjysmë deputetët e marrin rrogën përgjysmë. Për çfarë arsye? Për solidaritet. Edhe unë punoj, bile të them të drejtën edhe më shumë se gjithmonë, por nuk është se duhet të kërkoj ndonjë shpërblim për këtë. Ti puno, shyqyr, vazhdo punën me shëndet, por nuk mund t’u themi të tjerëve që me taksat e tua do paguajmë Albanin, i cili vazhdon punon dhe për më tepër ke kursyer se nuk harxhon më për kafe apo për gjëra të tjera që normalisht janë gjëra të përditshme”, tha Rama. /tvklan.al






Të ngjashme