Punonjëset shmangin grabitjen e argjendarisë

Foto ilustruese

Punonjëset shmangin grabitjen e argjendarisë

22:10 08/10/2018

Një argjendari është tentuar që të grabitet mbrëmjen e sotme në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet. Mësohet se ka qenë një person i paidentifikuar që tentoi të grabiste argjendarinë me armë lodër.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari u largua pasi punonjëset e argjendarisë e spërkatën me solucion. Autori u larguan menjëherë në drejtim të panjohur, ndërsa policia ka nisur hetimet për ta identifikuar dhe arrestuar.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari. Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij. 

/tvklan.al






Të ngjashme