Punonjësit e ARMO-s në Vlorë, 27 muaj pa u paguar


Punonjësit e ARMO-s në Vlorë, 27 muaj pa u paguar

16:36 30/12/2017

30 punonjësit e degës së ARMO-s në Vlorë protestojnë prej disa ditësh, pasi nuk janë paguar që prej Qershorit të vitit 2015.

Ata kërcënojnë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në bllokimin e rrugës dhe mjeteve lundruese që janë pronë e kompanisë ARMO.

Punonjësit kanë 27 paga mujore pa marrë edhe pse vazhdojnë të punojnë rregullisht me shpresën se do paguhen.

Zgjidhjen ata e kërkojnë nga qeveria.

Tv Klan 

 






Të ngjashme