Punonjësit e kësaj kompanie paguhen për të fjetur


Punonjësit e kësaj kompanie paguhen për të fjetur

20:30 30/06/2016

Grupi i sigurimeve “Aetna”, e paguan stafin e saj që të flenë një gjumë të mirë gjatë natës, duke i shtuar atyre mesatarisht 300 dollarë çdo vit.

Shqetësimi i firmës amerikane për cënimin e performancës në punë nga mungesa e gjumit është kaq i madh, sa ajo ka krijuar një skemë gjumi, që i shpërblen punonjësit nëse ata flenë jo më pak se 7 orë gjumë çdo natë.

Stafi i kësaj kompanie që merr pjesë në këtë skemë, mund të përfitojë rreth 25 dollarë për çdo 20 netë nëse ata flenë mbi 7 orë, një shifër që mund të arrijë në 300 dollarë në 12 muaj.

E prezantuar në vitin 2009, rreth 12,000 nga 25,000 punonjësit e firmës morën pjesë në këtë skemë, ndërsa në vitin 2014 ata që synonin të përfitonin para duke fjetur shkuan në 24,000.

Stafi mund t’i regjistrojë në mënyrë automatike orët e gjumit duke përdorur një monitor që është i lidhur me kompjuterat e kompanisë, apo në mënyrë manuale, me besimin se ata do të tregojnë të vërtetën për sa orë gjumë kanë fjetur.

Kay Mooney, zv/president i grupit “Aetna”, ka thënë për këtë skemë gjumi “se ajo është një nga sjelljet e shëndetshme që duam të ketë stafi ynë”.

Por punonjësit e kësaj firme përfitojnë edhe fonde shtesë, nëse kryejnë aktivitet fizik.

Angazhimi firmës “Aetna” për t’u siguruar që punonjësit e saj të flenë gjumë mjaftueshëm vjen si pasojë e një numri të madh studimesh, që paralajmërojnë se një gjumë i mjaftueshëm mund të ndikojnë në mënyrë aftësinë e një personi për të bërë mirë punën./tvklan.al






Të ngjashme