Punonjësit e policisë presin shpërblime për punën gjatë votimeve – (29 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Pas kalimit të ditëve të gatishmërisë për shkak të zgjedhjeve në vend, policët po presin tani ditën e rrogës, me shpresën për një shpërblim për punën e tyre gjatë Tetorit. Udhëzimet për sigurimin e qendrave të votimit, për qetësinë në rrugë, si dhe për sigurimin e aktiviteteve politike gjatë fushatës, janë shoqëruar me shpresën për shpërblimin e një rroge gjatë këtij muaji.
Ndërkohë në Ministrinë e Rendit, nuk ka asnjë njoftim për shpërblime për uniformat blu. Për të shpërblyer mbi 10 mijë policë, që qëndruan në gatishmëri gjatë Tetorit, pritet dhënia e një fondi të veçantë, nga Këshilli i Ministrave./tvklan.al