Pushime të zgjatura për socialistët (04 Janar 2012)


Pushime të zgjatura për socialistët (04 Janar 2012)

13:09 04/01/2012

Në selinë rozë festat duket se nuk kanë përfunduar akoma.Në institucionet shtetërore, ato private e subjekte të tjera politike, puna ka nisur prej dy ditësh. Por në selinë rozë e sotmja nuk ka asnjë ndryshim nga 1 janari.

Në zyrat e saj është parë vetëm për pak minuta kryesocialisti Rama,i sapokthyer nga pushimet e fundvitit, të kaluara jashtë sëbashku me familjen.

Në zyra shkelën edhe dy drejtues të tjere, kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe kryetari i komanduar i degës së Tiranës, Saimir Tahiri.

Burime brenda partisë bëjnë me dije se pjesa më e madhe e të zgjedhurëve socialistë apo drejtuesve të tjerë të saj nuk janë kthyer ende nga pushimet jashtë vendit. Kjo duket të jetë dhe arsyeja e qetësisë që mbizotëron në selinë e partisë më të madhe në Opozitë.

Duket se socialistët presin javën e 3-të të Janarit për t’iu rikthyer jetës aktive politike, datë kur do të nisë zyrtarisht edhe puna në kuvendin e Shqipërisë.

Vitin e shkuar grupi parlamentar i socialistëve ishte i pranishëm në sallën e kuvendit vetëm 4 muajt e fundit kur u mor vendimi për të hequr dorë nga bojkoti i gjatë 2-vjeçar.

2012 pritet të jetë një vit i rëndësishëm dhe vendimtar për vendin tonë pasi nëse në sallën e kuvendit do të tregohet i njëjti vullnet për të bashkëpunuar nga forcat parlamentare atëherë Bashkimi Europian do të japë një përgjigje pozitive për kërkesën tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat./tvklan.al






Të ngjashme