Pushimet në Iran me të dashurën i kushtojnë postin ministrit
Ministri i Peshkimit të Norvegjisë ka dhënë dorëheqjen pasi ka shkelur protokollin e sigurisë gjatë pushimeve në Iran me të dashurën e tij nga Republika Islamike.
Per Sandberg, 58 vjeç, pranoi se kishte shkuar në Iran me 28-vjeçaren Bahareh Letnes, pa njoftuar kryeministren dhe se kishte marrë me vete një telefon të qeverisë. Sipas BBC, gjatë udhëtimit Sandberg ishte i rrezikuar të ekspozohej ndaj spiunëve iranianë, pasi nuk duhej të kishte marrë një telefon pune me vete. Kryeministrja Erna Solberg tha se ajo kishte urdhëruar Sandberg të dorëzonte telefonin e tij në polici për kontrollet e sigurisë. Ai gjithashtu ka dhënë dorëheqjen si zëvendës udhëheqës i Partisë për Progres. “Sandberg vetë kërkoi të largohej dhe mendoj se ishte vendimi i duhur”, u tha gazetarëve Solberg./tvklan.al