Pushimi i fundjavës në Durrës – (27 Shkurt 2000)


Pushimi i fundjavës në Durrës – (27 Shkurt 2000)

09:27 27/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

E diela e fundit e Shkurtit e joshur nga dielli zbraz Tiranën, e cila sot duket e varfër nga lëvizja e përditshme e makinave. Të dyja rrugët që të çojne drejt qytetit të Durresit kanë qenë të bllokuara nga makinat që niseshin nga kryeqyteti për pushimin e fundjavës. Larg zhurmës së kryeqytetit qytetarët e Tiranës kanë preferuar bregdetin e Durrësit. Pavarësisht se sezoni i plazhit ende nuk ka filluar, kundrimi i detit pa notar sjell çlodhjen e këtyre njerëzve pas një lodhje 6 ditore pune. Lokalet buzë detit por edhe ato anës rruge janë mbipopulluar më shumë se në një ditë të zakonshme.  

Gjithashtu pas zhvillimeve shumë të tensionuar ditën e djeshme edhe shumë prej qeveritarëve kanë preferuar të pushojnë në Durrës, përjashtim bën kryeministri Meta, i cili sot është mbylluar në vilën e tij në bllok ku ka të ngjarë të ketë zhvilluar bisedime me kryetarin e partisë Fatos Nano.

Megjithatë stina e nxehtë është duke u afruar po kështu edhe mundësitë, por kjo është veç një ditë, që e nesërmja këta njerëz do ti kthej sërisht në punë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme