Pushimi i hetimeve për Vladimir Gjutën


Pushimi i hetimeve për Vladimir Gjutën

15:51 04/06/2016

Prokuroria ka vendosur të mospranojë ankimimin  e bërë nga policia e shtetit për Vladimir Gjutën dhe persona e tjerë si të dyshuar se ishin autorët e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahirit.

Blutë i kërkuan organit të akuzës që të verifikojë dhe njëherë vendimin e pushimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për këtë dosje.

Pas kqyrjes Drejtoria e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme nuk ka gjetur mangësi në hetim dhe për këtë arsye ka vendosur të mospranojë ankimin e policies, duke e mbyllur çështjen.

Prokuroria rrëzon për herë të dytë policinë për rastin Gjuta duke qënë se Krimet e Rënda pushuan çështjen për mungesë provash dhe motivesh.

Pavarësisht se gjatë procesit të hetimit u kryen një serë veprimesh në bashkëpunim edhe me agjensitë e huaja nuk u vërtetua përfshirja e Vadimir Gjutës dhe Baftjar Brukës në ngjarjes e Shkurtit të 2015.

Hetuesit nuk zbuluan as motiv se përse këta shtetas do të kryenin këto vepra penale. Zbulimi i autorëve të këtyre ngjarjeve kthehet në pikën zero, pasi nuk ka asnjë person të dyshuar për to.

Tv Klan






Të ngjashme