Pushohen dy prokurorë – (1 Mars 1999)


Pushohen dy prokurorë – (1 Mars 1999)

15:52 01/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Paaftesia dhe shkelja e kopetencave profesionale kanë shërbyer si akuza për pushimin nga puna të dy prokurorëve në Prokurorinë e Tiranës. Sot kryeprokurorja e Tiranës Velaj u ka komunikuar pezullimin nga puna prokurorëve Bajazit Beci dhe Sokol Caka. Të hutuar e çuditur nga vendimi i kreut të Prokurorise së kryeqytetit dy prokurorët kanë dëgjuar dhe arsyet e largimit të tyre nga puna.

Për largimin e Becit ka shërbyer pushimi i një çështje gjyqësore në ngarkim të një shtetasi. Sipas prokurores Velaj pushimi i çështjes nga ana e prokurorit Beci që solli më pas dhe lirimin e të pandehurit ishte i pamotivuar.

Ndërsa për prokurorin Caka është përdorur motivacioni paaftesi në punë. Sipas drejtuesve të Prokurorisë lëvizjet e fundit erdhën si shkak i disa dështimeve të akuzës për çështje gjyqësore./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme