20:27 22/01/2014Vala e pushimeve masive nga puna ka prekur 80 punonjës të konvikteve në kryeqytet. Ndërprerja e marrdhënies së punës pa motivacionin e duhur ligjor ka detyruar këta ish-punonjës të dalin në protestë.Sipas tyre, motivi i vetëm i pushimit nga puna është politik, pasi janë zëvendësuar menjëherë me të tjerë persona.Ish punonjësit e konvikteve thonë se për largimin e tyre të padrejtë nga puna i kanë dërguar letër kryeminstrit dhe kontrollit të lartë të shtetit, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim.