Pushohet padia për mbrojtjen e babait të Vladimir Gjutës


Pushohet padia për mbrojtjen e babait të Vladimir Gjutës

15:45 06/07/2016

Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë e babait të Vladimir Gjutës për urdhër-mbrojtje, pasi Ferit Gjuta hoqi dorë nga padia.

Vladimir Gjuta u arrestua në 20 qershor për dhunë në familje, pasi dyshohet se kishte goditur fizikisht babain e tij.

Për të u ngrit edhe akuza e thyerjes së masës së sigurisë, pasi ndodhej në “arrest shtëpie” për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në vendimin e datës 22 qershor, Gjykata argumenton se 78-vjeçari heq dorë nga kërkesa për urdhër-mbrojtje.

Familja Gjuta edhe publikisht mohoi akuzat e ngritura menjëherë pas arrestimit. Pavarësisht kësaj Vladimir Gjuta ndodhet në arrest me burg për akuzat e dhunës në familje dhe thyerjen e masës së sigurisë.

Vladimir Gjuta është personi i cili u arrestua dhe hetua për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit, Saimir Tahiri, por që u lirua për mungesë provash. /TV KLAN

 






Të ngjashme