Pushtetarët lokalë, takimi i prefektëve – (27 Gusht 1999)


Pushtetarët lokalë, takimi i prefektëve – (27 Gusht 1999)

10:42 27/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bashkëpunimi mes të zgjedhurve lokal dhe institucioneve shtetërore është diskutuar sot nga prefektët, kryetarët e bashkive, këshillave të rretheve, komunave dhe autoriteteve qëndrore në një tryezë të rrumbullakët. Por edhe kooperimi mes të zgjedhurve lokal që i përkasin forcave të ndryshme politike është një nga problemet e dukshme në Shqipëri. Këto kanë qenë pikat e diskutimit të shtruar sot nga fondacioni “Audelo”, për autonomi dhe demokraci lokale.

Paqëndrueshmëria e klimës politike në vend sipas të zgjedhurve lokal kanë ndikuar negativisht në bazë e veçanërisht tek vetë qytetarët e njësive lokale. Nga konkluzionet e tavolinës së sotme është konstatuar se bashkëpunimi me qeverinë ka qenë i frutshëm vetëm atëherë kur dhe ajo ka qenë e predispozuar.

Ndërkohë është nënvizuar se lidhjet e Pushtetit Lokal me organet qëndrore nuk kanë qenë të vazhdueshme. Shpesh herë këto lidhje kanë qenë të ngarkuara me ngjyrime politike se sa kanë ndikuar për konsolidimin e shtetit. Me gjithë kontraditat një gjë është e sigurt hapat e kryeministrit Majko me pushtetarët lokal të paktën kanë shërbyer për shëmbjen e barrierave pushtet qëndror – pushtet lokal dhe të zgjedhur të majtë apo të djathtë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme