Pushteti lokal masa për refugjatët kosovarë (28 Mars 1999)


Pushteti lokal masa për refugjatët kosovarë (28 Mars 1999)

12:55 28/03/1999

300 autobuzë së bashku me makina të Ministrisë së Transportit janë nisur drejt kufirit që pret refugjatë kosovarë. Sipas zëdhënëses së Pushtetit Lokal, Mesila Doda, këto janë masat më të fundit që ky pushtet po merr për angazhimin në shkallë prefekture.

Është duke u ndjekur një strategji ku të g gjitha prefekturat në sallën maksimale të strehojnë sa të munden refugjatë të ardhur. 80 % e refugjatëve janë marrë nga banorët e fshatrave përpara se të mbërrijnë në qytet. Mbrëmë kanë ardhur dhe 1600 të tjerë.

Nga institucionet kryesore janë dërguar njerëz për inspektim të një terreni të mundshëm se ku do të ngrihen çadra dhe kampingje të reja. Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe fëmijë. Vetëm dje brenda dy orësh kanë ardhur 10 mijë të tjerë ku nga fluksi i madh po humb sensi i numërimit por që nuk do të humbasë kurrë numri i të masakruarve në Kosovë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme