Pushteti Lokal, mbledhja e Komitetit Ndërkombëtar të Decentralizimit (22 Maj 1999)


Pushteti Lokal, mbledhja e Komitetit Ndërkombëtar të Decentralizimit (22 Maj 1999)

10:36 22/05/1999

Hartimi i paketës së parë për decentralizimin e Pushtetit Lokal, ka qënë një nga objektivat afatshkurtra të kësaj reforme vendosur sot në mbledhjen e Komitetit Ndërkombëtar të Decentralizimit. Është e rëndësishme tha zëvëndëskryeministri Meta të kuptohet nga pushteti lokal se procesi i decentralizimit është kjo dhënie kompetencash për dhe përgjegjësi për detyrat që cakton ligji.

Qeveria vijoji ai është e gatshme dhe kërkon të bëjë një reformë transparente për decentralizimin e pushteti lokal, një reformë me hapa të kujdesshëm por të sigurt duke u mbështetur në parimet e organizmave kombëtar.

Ndërsa kryebashkiaku Brojka theksoi se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që pavarësisht nga situata e vështirë e ardhjes së fluksit të kosovarëve të plotsohen afat kohore të saktësuara në draftet që përcaktojnë ecurinë e këtij procesi. Nga mbledhja e sotme janë përcaktuar hapat që do të ndërmerren për të siguruar ecjen e shpejtë të decentralizimit të Pushtetit Lokal./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme