Pushuesi nga Ukraina humb jetën në Vlorë, dyshimet e policisë


Pushuesi nga Ukraina humb jetën në Vlorë, dyshimet e policisë

12:31 26/08/2020

Një pushues nga Ukraina ka humbur jetën në spitalin e Vlorës. MËsohet se 44-vjeçari me iniciale O.A., ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Fillimisht ai ka ndjerë komplikacione shëndetësore në hotelin ku ishte akomoduar. Mirëpo, pushuesi ka ndërruar jetë në spital pasi është dërguar aty.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

“Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik”, njoftoi policia./tvklan.al






Të ngjashme