Pushuesit në Durrës: Duhet më pak beton
Temperaturat e larta kanë sjellë fluks pushuesish në plazhin e Durrësit. Por bashkë me vapën, kanë rinisur edhe ankesat. Të shumtë jane ata qe kërkojnë më pak beton pranë bregdetit.
Përveç pushuesve nga vendi, mjaft qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit për të nisur këtë sezon veror, dikush për t’u larë e dikush vetëm shëtitje.
Thuajse të gjithë rrugët janë përballur me një trafik të rënduar.
Në të njëjtën situatë u paraqitën edhe segmente të tjera rrugore. Në autostradën Tiranë-Durrës, Maminas- Gjiri i Lalëzit si dhe rruga dytësore në drejtim të Kavajës, automjetet u detyruan të qëndroni disa minuta në trafikun e rënduar.
Tv Klan