Pushuesit në malin e Dajtit – (21 Maj 2000)


Pushuesit në malin e Dajtit – (21 Maj 2000)

11:01 21/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Smogut të Tiranës mund ti shpëtosh vetëm duke u ngjitur në Dajt. Të dielave mes pemëve të Dajtit është vështirë të gjesh një vend të lirë. Për këta njerëz deti dhe rëra nuk kanë kurrsesi vlerën e ajrit të pastër dhe freskinë e malit. E veçanta e ketyre të dielave, therja e qingjave dhe pjekja e tyre në hell. E diela e sotme duket se perkon edhe me një festë fetare, ata që nuk kanë mundësi të festojnë në vendlindje janë ngjitur këtu.

Nga ana tjetër Mali i Dajtit është park kombëtar dhe mbrohet nga shteti. Por duket se gatimet dhe zjarret nuk arrijnë ta pjekin atë. Përveç tiranasve kjo klimë i pëlqen edhe trupit diplomatik që është klient i rregullt i Dajtit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme