Puthje mes Liam Payne dhe Rita Ora?!
Liam Payne dhe Rita Ora kanë performuar për herë të parë live këngën “For You”.
I cilësuar nga mediat botërore si dueti romantik i vitit e gjithë vëmendja shkoi tek momentet e fundit ku dy këngëtarët u afruan shumë dhe u duk se shkëmbyen puthje.
Siç duket ata janë emocionuar dhe e kanë festuar kështu këtë arritje të tyre. Por Jimmy Fallon nuk i la ta vazhdonin këtë festë pasi u fut midis tyre duke i ndaluar të qëndronin afër.
Kjo këngë është kolona zanore e filmit “50 Shades Freed” dhe në vetëm pak ditë ajo renditet në krye të listave botërore. Filmi do të publikohet më 9 shkurt dhe mijëra fansa në mbarë botën po presin që ta shohin.
Por këngëtari Liam Payne ka thënë se ai jo vetëm që nuk e ka ndjekur këtë trilogji por as nuk do të donte që të rinjtë ta shihnin.
Tv Klan