Putin: Do të dërgoj forca policore në Bjellorusi nëse…


Putin: Do të dërgoj forca policore në Bjellorusi nëse…

22:49 27/08/2020

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se ka përgatitur një ekip policor për të ndërhyrë në Bjellorusi në rast të përshkallëzimit të protestave në këtë shtet.

Por, kjo kohë nuk ka ardhur ende, sipas tij. Putin tha se kërkesa është bërë nga Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko.

“Rusia ka për detyrë të ruajë stabilitetin dhe sigurinë e Bjellorusisë, pasi dy vendet ndajnë të njëjtat vlera etniko-kulturore”, është shprehur Putin.

Presidenti rusi theksoi se forcat nuk do të ndërhyjnë deri në momentin kur situata të agravojë dhe demonstruesit të përbëjnë rrezik për qytetarët.

Duke komentuar shqetësimet e protetuesve që akuzojnë Presidentin Lukashenko për vjedhjen e votave, Vladimir Putin u shpreh: “Nëse nuk do të kishte probleme, ata nuk do ishin në rrugë”.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian dhe SHBA i kanë konsideruar zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi si jo të lira dhe të ndershme. /tvklan.al






Të ngjashme