Putin i “reklamon” avionët luftarakë Erdoganit
Dy liderët, gjithnjë e më të afërt me njeri-tjetrin
Ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kanë paralajmëruar vazhdimisht për linjën e gabuar jashtë aleancës, Turqia vijon afrimin me Rusinë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan udhëtoi të martën drejt Moskës ku u takua me homologun rus Vladimir Putin. Një moment interesant i takimit ishte ftesa Putin ndaj Erdogan, për një akullore e ofruar nga i zoti i shtëpisë për mikun e tij.
Erdogan: Do të paguash për mua?
Putin: Patjetër që po, je i ftuari im.
Tema kryesore e takimit të dy liderëve ishte zgjerimi i bashkëpunimit në industrinë ushtarake, pavarësisht poleve të kundërta që kanë në luftën e Sirisë.
Erdogan: Nuk duam që vrasjet e civilëve të vazhdojnë. Ne do të marrim të gjitha masat sipas rastit.
Putin: Situata në Idlib është kthyer në një shqetësim për ne dhe për partnerët tanë turq.
Presidenti Putin i prezantoi Erdoanit avionin më të fundit luftarak të prodhuar nga Rusia, Sukhoi SU-57. Një lëvizje që nga mediat e huaja u komentua si përpjekje për t’i shitur Turqisë avionët rusë, pas anulimit të kontratës me avionët luftarakë amerikanë F-35 dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-të.
Tv Klan