Putin: Krimeja si Kosova


Putin: Krimeja si Kosova

14:24 28/10/2016

I pyetur nga gazetarët nëse Rusia kërkon të përhapë tensionin gjeopolitik, Presidenti Vladimir Putin solli në vëmendje luftën e Kosovës, të cilën e krahasoi me aneksimin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

“Ne jemi të hapur për dialog, jo për veprime të njëanshme siç bënë Shtetet e Bashkuara. Ja ku e keni dallimin, merrni Krimenë dhe Kososvën. Kosova u nda nga Serbia pas një fushate bombardimesh. Në Krime nuk vdiq askush, ishte vetë parlamenti i saj që votoi për shkëputje”.

Në Samitin e përvitshëm me ekspertë për politikat e jashtme, në Soçi, shefi i Kremlinit tha se janë fuqitë perëndimore ato që kërkojnë të përhapin tension gjeopolitik në kurriz të Rusisë.

Ai nënvizoi se konflikti i Ukrainës është thjesht një pretekst për të vendosur sansksionet ndaj Moskës, e nëse ai konflikt nuk do të ekzistonte, do të ishte gjetur ndonjë pretekst tjetër.

Tv Klan






Të ngjashme