Putin nderon në shi të rënët e luftës
Dalja në shi pa çadër e presidentit rus, Vladimir Putin në ceremoninë përkujtimore të ushtarit të panjohur në Kremlin ka bërë xhiron e mediave.
Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, Putin shihet teksa nderon i palëkundur ditën e “Luftës së Madhe Patriotike”, që shënon nisjen ofensivës gjermane në Rusi në Luftën e Dytë Botërore. Në ceremoni merrte pjesë kryeministri Dmitri Medvedev dhe zyrtarë të lartë rusë. Pa e hequr xhaketën, por këtë radhe me çadër Putin ndoqi edhe paradën ushtarake. Përpara se të hyjë në makinë presidenti rus shkund xhaketën, ndonëse ishte lagur kokë e këmbë dhe largohet për në rezidencën e tij. /Tv Klan