
Putin tregon forcën
Vladimir Putin i ka treguar botës forcën ushtarake të Rusisë nëpërmjet paradës së përvitshme të zhvilluar në Sheshin e Kuq, në Moskë.
Më shumë se 10 mijë ushtarë, një pjesë e të cilëve kanë shërbyer në luftën në Siri, janë përshëndetur si heronj nga populli rus.
Parada ushtarake në Sheshin e Kuq, shënon fitoren kundër Hitlerit në Luftën e Dytë Botërorë. Pikërisht në përvjetorin e 72-të të fundit të luftës, Vladimir Putin ka shfrytëzuar rastin t’i tregojë të gjithë shteteve të tjera modernizimin e ushtrisë së tij.
Në mesin e tensioneve të fundit me Shtetet e Bashkuara, Putin ka përfituar nga rasti te dërgojë një mesazh të qartë.
“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do te ketë asnjë forcë që do të skllavërojë njerëzit tanë. Nuk do ta harrojmë kurrë që ishin të parët tanë që sollën lirinë në Europë”, tha Putin.
Parada e sotme, vjen në nder të 27 milionë viktimave nga radhët e ushtarëve sovjetikë, të cilët humbën jetën gjatë luftës kundër nazizmit./Tv Klan
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”210″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.facebook.com/cnn/videos/10156577599216509/