Putin uron Metën për Ditën e Flamurit
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi për festën e Flamurit nga homologu i tij rus, Vladimir Putin.
Në mesazhin e publikuar nga ambasada ruse në Tiranë, presidenti Putin shkruan se synimi i Moskës është përparimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare.
Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbësore të popujve të vendeve tona, vijon mesazhi i shefit të Kremlinit, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.
Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati, mbyllet mesazhi përshëndetës i presidentit Putin.
Tv Klan