Pyetja “100 milionëshe” për Marin Memën “Në Kurthin e Piter Pan”
Gazetari Marin Mema ka qenë i ftuari i parë mbrëmjen e sotme në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Ai u është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të fëmijëve, të cilët kanë dashur të nxjerrin “sekretet” e gazetarit.
Por, pyetja “100 milionëshe” për Marin Memën ishte:
“Ju sa fëmijë do bëni”?
Marin Mema: Pyetje 100 milionëshe kjo, këtë nuk e di, por shpresoj mos ta lë vetëm siç kam qenë unë.
-Ti përse nuk e mban unazën në gisht? Edhe më beso mua, martohu. Nëse ke grua të mirë do jetosh mirë dhe do kënaqesh. Nëse nuk ke grua të mirë do mbetesh filozof.
Marin Mema: E rëndësishme është që e kam gjetur prej shumë kohësh dhe them që tani të bëjmë një bebush të bukur dhe shumë të mirë ashtu siç jeni ju.
-Ti si e do gruan, bionde apo brune?
Marin Mema: Brune, e kam gjetur.
-A ka dashur mami të bëheshe marinar meqë të ka vendosur emrin Marin?
Marin Mema: Në fakt duhet të pyesësh mamin, unë nuk e di. Po nuk e besoj.
-Ty Marin çfarë të bën të skuqesh?
Marin Mema: Fakti që jam këtu përpara jush, unë nuk jam skuqur asnjëherë për shkak të punës së gjatë në televizion, por përballë jush unë skuqem se kemi shumë detyrime ndaj jush.
-Pse të huajt duhet të adhurojnë Shqipërinë dhe kulturën?
Marin Mema: Sepse shqiptarët janë popull i besës, mikëpritës janë një popull i rrallë. Ju të gjithë ta doni jashtëzakonisht shumë këtë vend sepse është një vend shumë i bukur.
-A të ka dhënë mësim mami jot?
Marin Mema: Shyqyr nuk e kam pasur mamanë time mësuese. Ka nxjerë shumë breza në gazetari, por jo mua.
/tvklan.al