Pylli që shpëtoi nga njeriu


Pylli që shpëtoi nga njeriu

07:30 20/04/2020

Lulëzon në mënyrë spektakolare parku “Hallerbos” në Belgjikë

Natyra këtë Pranverë po jep më të mirën e saj. Dhe kjo gjë për faj ose meritë të njeriut.

Këtë Prill, një nga pyjet më të bukur në botë, ai i Hallerbos në Belgjikë, ka shpërthyer në një lulëzim blu të jashtëzakonshëm, më bukur se çdo vit tjetër.

Një ndër arsyet mund të jetë edhe mungesa e njeriut si pasojë e pandemisë koronavirus, pasi zakonisht këtë pyll e vizitojnë në këtë periudhë rreth 15-20 mijë turistë në ditë, të cilët gjatë frekuentimit të tij ndikojnë negativisht duke e shkeluar, apo dëmtuar në forma të ndryshme.

Këtë Pranverë, do ta shijojnë vetëm vendasit, ose ata që rastësisht kanë mbetur të bllokuar në Belgjikë, ku edhe masat shtrënguese nuk janë drastike. Pylli blu ndodhet rreth 15 km në jug të Brukselit, me një sipërfaqe rreth 5.5 km katror, i poziconuar shumë pranë Waterloo, është pranë qytezëz Halle me rreth 30 mijë banorë.

Kryebashkiaku i cili ka vene në dukje se në këtë pyll mbërrijnë çdo vit edhe shumë fotografë profesionistë për të celebruar natyrën e muajit Prill, ka thënë se distancimi fizik në njëfarë mënyre i ka bërë mirë edhe bimësisë, i bindur se spektakli do të ripërsëritet njësoj edhe Pranverën e 2021.

Gazetare: Enita Mema

Klan Plus






Të ngjashme