Qafa e Kullës, pika më e madhe e kontrabandës në Kosovë (13 Shkurt 2001)
Ky vend quhet Qafa e Kullës. Ndodhet në ekstremin perëndimor të Kosovës, në kufi me Malin e Zi dhe sot këtu bëhet kontrabanda më e madhe e cigares dhe karburantit në Kosovë. Në këtë pikë kufitare futet në numër i madh kamionësh çdo ditë të cilët edhe pse kalojnë një numër të madh kontrollesh, e gjejnë mënyrën që të mos paguajnë për mallrat që fusin.
E bëjmë këtë kontroll tepër të kujdesshëm për të parandaluar kontrabandën thotë ky ushtar. Ndërsa shefi i tij thotë se në këtë pikë nuk kalohen mallra kontrabandë. Pak metra më larg ndodhet polici i UMNIK-ut i cili pranon se këtu bëhet kontrabandë, por sipas tij në këtë pikë po bëhet maksimumi për të parandaluar atë.
Bëjnë patrulla të vazhdueshme dhe kemi një bashkëpunim të mirë me policinë malazese, thotë ai. Ndërsa Kosova pret të perfeksionojë institucionet doganiere duket se kontrabanda në këtë pikë do të vazhdojë për aq kohë sa korrupsioni të mbretërojë./tvklan.al