Qarkullimi rrugor dhe aksidentet në Tiranë (24 Tetor 1999)


Qarkullimi rrugor dhe aksidentet në Tiranë (24 Tetor 1999)

11:44 24/10/1999

Qarkullimi rrugor në Tiranë gjobit 27 mijë drejtues automjetesh në tre muaj Korrik-Shtator. Janë mbi 6.5 milion lekë të reja të arkëtuara në buxhetin e shtetit nga këto gjoba të vëna për arsye të ndryshme. Kështu është konkluduar në analizën tre mujore të Drejtorisë së Policisë të Prefekturës së Tiranës për këtë sektor të rëndësishëm të strukturës blu.

Po gjatë kësaj periudhe për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor janë bllokuar rreth 440 automjete. Gjobat e vëna nga inspektori i qarkullimit rrugor përfshin një spektër të gjërë ku më shumë ka patur parregullsi në dokumentacion, falsifikim të patentave, drejtim të automjeteve në gjendje të dehur, mospagim të siguracioneve e të tjerë.

Në periudhën tre mujore në Tiranë Korrik- Shtator, në kryeqytet kanë ndodhur 55 aksidente automobilistike nga të cilat 24 në qendra të banuara madje dhe në mes të Tiranës. Për këto aksidente përgjegjësi mbajnë edhe inspektorët e qarkullimit rrugor u vu në dukje gjatë analizës tre mujore. Për këto arsye shumë shpejt do të bëhen testime profesionale të efektivave për të vlerësuar kuadrin ekzistues dhe për largimin e të korruptuarve e të paaftëve nga ky sektor./tvklan.al






Të ngjashme