Qarkullimi Rrugor Durrës sektori më i dobët i Drejtorisë së Policisë (14 Prill 2001)


Qarkullimi Rrugor Durrës sektori më i dobët i Drejtorisë së Policisë (14 Prill 2001)

15:47 14/04/2001

Qarkullimi Rrugor, sektori më i dobët i Drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe Krujës. Në fakt në analizën e bërë për punën e 3-mujorit të parë të vitit 2001, ky sektor ra regjistruar rezultatet më të dobëta nga të gjitha sektorët e tjerë. Në qarkun e Durrësit në këto ditë të para të vitit kanë ndodhur 12 aksidente rrugore me 7 të vdekur dhe 12 të plagosur. Qarkullimi i automjeteve është përfshirë në një kaos total që nuk ndihmohet fare as nga semaforët që janë jashtë përdorimit.

Trafiku në qytetin e Durrësit është tepër i rënduar dhe numri i policëve që duhet të kontrollojnë atë është i pamjaftueshëm. Për faktin që sektori i autobusit në këtë qark është në krizë, është e ndërgjegjshme dhe vetë Ministria e Rendit e cila vetëm pak kohë më parë ka dërguar një grup kontrolli.

Në këtë 3-mujor kjo polici ka vendosur më shumë se 9 mijë gjoba me një vlerë monetare më të madhe se 10 milionë lekë të reja./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme