Qarkullimi rrugor, Luan Shehaj intervistë (31 Janar 1999)


Qarkullimi rrugor, Luan Shehaj intervistë (31 Janar 1999)

13:17 31/01/1999

Një nga problemet e Policisë së kryeqytetit është qarkullimi i automjeteve. Qarkullimi në rrugët e Tiranës mbetet akoma i pazgjidhshëm. Nëpër kryqëzime është e domosdoshme prezenca e policëve të rrugores ndryshe qarkullimi bllokohet, edhe pse ka semafore. Shoferët ecin me shpejtësi tejet të zakonshmes dhe parkojnë aty ku duan.

Shefi i Policisë Rrugore për kryeqytetin Luan Shehaj mundohet të lajmëroje vartësit e tij për shkelje të ndryshme. Por një nga problemet e rrugëve tona është mungesa e tabelave treguese. Shehaj thotë se e kanë ngritur këtë problem tek pushteti lokal por deri tani s’është bërë asgjë. Gropat në mes të rrugës janë shkaktare të mjaft aksidenteve.

Sipas Shehaj, një menyrë e re për edukimin e shoferëve për respektimin e rregullave duhet të përdoret forcimi i vënies së gjobave. Unaza e Re akoma nuk po funksionon edhe pse ka gëlltitur disa qindra miliona fonde.

Me thënë të drejtën për vitin 1998 ky bashkëpunim jo se nuk është bërë por nuk ka dhënë frytet e duhura, pasi investimet që kërkon rruga për t’u pajisur me elementet e mësipërm nuk është bërë, nuk janë vendosur tabelat, semaforët kryesisht mirëmbahen nga Policia, llampat e tyre investohen nga afaristë privatë për t’i mirëmbajtur. Megjithatë ka një fond prej 200 milion lekësh por kërkohet që ky fond të lëvrohet sa më shpejt. Gjendja e rrugëve lë për të dëshiruar. Janë disa akse kryesore siç është “Rruga e Durrësit” në Laprakë, tek “Zogu i Zi”, tek “21 Dhjetori”, “Ali Demi”, Unaza lë shumë për të dëshiruar. Me pak investime ajo mund të riparohet. Nëqoftëse do të vilet gjoba dhe polici do te fitojë 10 % dhe këto gjoba do të shkojnë në ndihmë të Bashkisë dhe do të riparohen rrugët, do të mirëmbahen ato, do të pajiset rruga me tabela dhe me shenja rrugore.”- u shpreh Shehaj./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme