Qarkullimi rrugor në Tiranë (18 Gusht 1999)
Qarkullimi rrugor në Tiranë mes kaosit dhe rrëmujës. Temperaturat e larta ndoshta apo papërgjegjshmëria në drejtimin e automjetet i shtyn pjesën më të madhe të shoferëve të mos respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke e vështirësuar shumë atë.
Vetëm pak javë më parë në disa rrugë të kryeqytetit Policia vuri tabela duke i shndërruar ato në njëkalimshe, por këto tabela nuk respektohen. Duke dashur ti bien shkurt mjaft shofera futen dhe në ato rrugë ku nuk lejohet qarkullimi.
Edhe parkimi i makinave në vende të pautorizuara është shndërruar tashmë si një gëe normale duke e sfiduar hapur policinë. Kjo e fundit nga ana e saj mundohet të vërë rregull në disa kryqëzime më kryesore por kjo është pak. Respektimi i qarkullimit rrugor duhet të fillojë nga vetë shoferët./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj