Qarkullimi rrugor nis të përmirësohet dukshëm (24 Janar 1999)


Qarkullimi rrugor nis të përmirësohet dukshëm (24 Janar 1999)

15:13 24/01/1999

Qarkullimi rrugor në Tiranë nis të marrë frymë. Me ardhjen në krye të Drejtorisë së Policisë të kryeqytetit, kolonel Mit’hat Havari ka vendosur që si prioritet kryesor të punës së tij të jetë qarkullimi. Ka disa ditë që kryeqytetasit po mësohen gjithnjë e më shumë policë me blloqe gjobash në duar.

Drejtor Havari ka vendosur që policët e qarkullimit t’i vendosë sa më shumë në punë për ndihmuar sadopak në rregullimin e qarkullimit të shthurur në Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës në punën e saj has në shumë vështirësi. Për kreun e policisë, kryeqyteti në kushtet aktuale ku rrugët janë të ngushta, makinat e vjetra dhe shoferët janë të pazotë, rregullat e qarkullimit nuk zbatohen.

Ndaj dora e policisë do të fillojë të ndihet në fillim pikërisht këtu. Policia përveç që do të gjobisë të gjithë ata që shkelin rregullat në mënyrën e qarkullimit do të gjobisë edhe ata shoferë të cilët makinat e tyre i lënë mbi trotuar. Sipas kreut të lartë të Policisë së Tiranës, qarkullimi në Tiranë brenda një kohë të shkurtët do të përmirësohet dukshëm./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme