Qato: Nuk fshehëm arrestimin e Sotës


Qato: Nuk fshehëm arrestimin e Sotës

19:45 04/11/2017

Akuzave se policia e Elbasanit ka mbajtur të fshehtë ngjarjen e arrestimin të Orest Sotës i është përgjigjur vetë drejtori i komanduar i policisë së këtij qarku. Në një konferencë për shtyp Altin Qato sqaroi se në këtë rast blutë kanë ndjekur saktë procedurën duke dokumentuar çdo send që është gjetur në mjetin me të cilin 25-vjeçari iu largua postbllokut.

“Asnjë material që është gjetur në makinë nuk është fshehur. Nuk ka. Nuk ka asnjë lloj fshehjeje dhe çdo veprim i është më se transparent dhe për çdo gjë është vënë në dijeni prokurori që ka ndjekur çështjen.”

Numri një i policisë së Elbasanit e quajti të ekzagjeruar shqetësimin. Ndërsa sqaroi se gjetja e patentave ne makinë nuk përben vepër penale, prandaj dhe ato nuk janë përmendur në njoftimin e datën 2 nëntor të policisë.

“Në gjykimin e parë gjetja e një leje drejtimi nuk është vepër penale që ne ta referojmë këtë rast. Ne i kemi bashkëlidhur dhe provat janë të dokumentuara se bashku me të gjithë materialet që asnjë sekuestruar.”

Qato e mbylli reagimin e tij për mediat duke thënë se përveç ngjarjeve të fundit policia është e angazhuar për zbardhur ngjarjet e vjetra që kanë ndodhur në Elbasan./Tv Klan






Të ngjashme