Qëllohet me armë 21-vjeçari shqiptar në Greqi
Një i ri shqiptar është qëlluar me armë orët e para të mëngjesit të sotme. Ngjarja ka ndodhur në Kallithea të Athinës.
Sipas mediave bëhet fjalë për një 21-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai po ecte në rrugë, kur një person e qëlloi me pistoletë. Edhe autori i ngjarjes mbetet i paditur për policinë.
I plagosuri u transportua me ambulancë në spital ku ndodhet aktualisht. Fatmirësisht plagët nuk kanë qenë të rënda dhe 21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota të plagosjes./tvklan.al