Qëllohet me armë shqiptari në Itali


Qëllohet me armë shqiptari në Itali

19:57 18/04/2018

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë pasditen e sotme në Novi Liguri të Italisë. Sipas shtypit vendas, shqiptari u qëllua me armë në këmbë dhe është dërguar në spital.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Sipas hetimeve paraprake, 44-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë kur u qëllua me armë nga një person.

Ndërkohë, policia është duket kërkuar për të arrestuar autorin e kësaj ngjarje. Shkaqet janë të paqarta, ndërsa me rëndësi konsiderohet edhe dëshmia që do të japë shqiptari i plagosur. /

tvklan.al






Të ngjashme