Video/Qëllohet për vdekje 22-vjeçarja, filmoi komshinjtë duke u zënë
Një 22- vjeçare është qëlluar me armë zjarri, pasi ka filmuar komshinjtë e saj duke u zënë.
Willyene Mathias Siqueira, 22 vjeç nga Santana de Cataguases, Brazil, ndërroi jetë katër ditë më vonë nga ngjarja, pasi u qëllua me dy plumba në fytyrë. Edhe pse mjekët e spitalit Cataguases bënë të pamundurën, ajo nuk ia doli dot mbanë.
https://www.youtube.com//embed/asG-J5qiXFw
Siqueira ishte duke regjistruar sherrin mes fqinjëve, por njëri prej tyre e pikasi që ajo po regjistronte dhe më pas ka qëlluar drejt saj.
Personi i akuzuar për vrasjen e saj thuhet të jetë një 40 – vjeçar, i cili jeton në të njëjtën lagje. I dyshuari u largua menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua nga policia në shtëpinë e tij pak kohë më vonë.
/tvklan.al