Qëllohet për vdekje gazetari rus në Ukrainë


Qëllohet për vdekje gazetari rus në Ukrainë

21:22 29/05/2018

Një gazetar rus është vrarë në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Ukrainës. Disa media ukrainase njoftuan se viktima është gazetari Arkady Babchenko.

“Incidenti ndodhi në rrugën “Nikolsko-Slobodskaya” në zonën Dnieper të kryeqytetit. Autoritetet u telefonuan nga mjekët. Një grua i kishte njoftuar se kishte gjetur burrin e saj të mbuluar në gjak në një apartament. Viktima humbi jetën nga plagët që i ishin shkaktuar në shpinë

“, deklaroi Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Policia është duke hetuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të identifikuar autorët e vrasjes.

/tvklan.al






Të ngjashme