Qëllon me armë gjatë natës, fqinjët kallzojnë në polici. Arrestohet i riu


Qëllon me armë gjatë natës, fqinjët kallzojnë në polici. Arrestohet i riu

08:57 15/06/2016

Pas kallzimit se nga banesa e një personi është qëlluar me armë gjatë natës, policia ka arrestuar një 20-vjeçar. Në pranga ka rënë Romarjo Dardha, banues në Ishull, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit nga fqinjët se nga banesa e shtetasit N.Dardha (babai i të arrestuarit) është qëlluar me armë zjarri, kur e gjithë familja ishte në gjumë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik me një krehër me 20 fishekë dhe 1 pushkë.

Ndërkohë po vijon hetimet për sqarimin nëse ndonjëra nga këto armë është përdorur për të qëlluar në drejtim të banesës së N.Dardhës, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën  penale “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme