Qendra Don Bosko, refugjatët kosovarë – (15 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qendra Don Bosko me 106 çadra mbetet një nga kampet më të mira, përsa i përketë rregullsisë vendosjes dhe rrethimit në një kamp të mbyllur. Hyrje-daljet behen veç me leje. Gati një mijë të ardhur jetojnë këtu. Por e veçanta e këtij kampi në ndryshim me të tjerët është se fëmijët këtu përveç lojerave kryejnë dhe kurse mësimore të gjuhës së huaj, mësohet italisht, anglisht dhe gjermanisht vetëm shqip nuk mësohet.
Pra ngritja e shkollave verore e cila ka kohë që diskutohet për ngritjen në kampingje është e vetmja që mungon. Përveç gjuhëve të huaja fëmijët kosovarë këtu mësojnë kompjuterin dhe mjaft gjëra të tjera. Prindërit e tyre janë pajisur me radio dore.
Të pakënaqur nga ngrenia e të njëjtit ushqim shumica nuk presin drekën e vonuar ndaj hanë vetë me ato që kanë blerë. Kuzhina me përgjegjës italian gatuan në më të shumtën e rasteve makarona të cilat janë bërë të padurueshme për të ardhurit.
Kosovarja:- “Diçka furnizohemi vetë, diçka na i sjellin ata. Për mëngjes sjellin qumësht, bukë, për drekë sjellin makarona, oriz. Në darkë ndonjeherë supë, ndonjeherë mollë. Buka na del po buka thatë nuk hahet dhe blejmë diçka vetë”.
Shtimi i numrit të të ardhurve sjell detyrimisht edhe rënien në shumllojshmërinë e ushqimeve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti