Qendra e dhuruesve të gjakut (28 Janar 1999)


Qendra e dhuruesve të gjakut (28 Janar 1999)

11:35 28/01/1999

Nga Qendra e Dhurimit të Gjakut në Tiranë furnizohen dhe plotësohen nevojat e spitaleve me gjak të grupeve të ndryshme.Çdo ditë në këtë qendër që mban emrin e dhurmit paraqiten njerëz të grupmoshave të ndryshme, ku për shumicën e tyre gjaku shitet, i cili përveçse ndihmon dikë të jetojë ndihmon edhe njerëzit që e shesin të mbijetojnë.

Në 28 Dhjetor është bërë mbyllja e vitit dhe puna ka filluar vetëm në 18 Janar pasi nuk ka patur fonde për të paguar dhuruesit që përfitojnë 28 mijë lekë të vjetra. Gjaku që merret përpunohet ku një qese ndahet në katër produkte. Vjollca Spahiu, shefe e repartit të mbledhjes së gjakut për numrin e dhuruesve në këtë kohë shprehet:

” Numri i dhuruesve të gjakut të paguar nuk ka lëvizur, ka mbetur në kufijtë e vitit të kaluar, ndërsa numri i dhuruesve vullnetarë ka pasur rritje. Për dy javë është 120 dhurues vullnetar.”

Mbas dy muajve pushim ata paraqiten sërish për të dhuruar duke marrë dhe dhuratën e tyre prej 28 mijë lekësh, shumë e cila disa u nevojitet më përpara se të mbushen dy muaj, ku trupi i tyre të plotësohet me gjak./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme