Qendra e fëmijëve të rrugës – (8 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një vilë me 24 dhoma do të jetë qendra që do të pres fëmijët e varfër të moshës 4-16 vjeç. Sot festa e 8 Marsit është një surprizë për ta. Fëmijeët e rrugës që sot i pret kjo qendër ditore ngritur nga shoqata franceze “Fëmijët e botës të drejtat e njeriut”.
50 fëmijët e saj janë sistemuar në qendrën pritëse për fëmijët e rrugës, ku do të gjejnë zgjidhje sociale nëpërmjet edukimit e zhvillimit. Të gjithë fëmijët të cilët konsiderohen në gjendje të varfër dhe shumë të vështirë ekonomike brenda qendrës janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë në të cilin bëjnë pjesë 15 fëmijë të cilët quhen të braktisur, janë rezidentë të kësaj qendre, ndërsa pjesa tjetër quhen fëmijë ditorë.
Çdo fëmije i ofrohet përgjigje të nevojave ushqimore dhe mjeksore. Gjithashtu këta fëmijë shkollohen si edhe trajtohen në mënyrë që ata të mund të integrohen në shoqëri. Në bazë të një programi të caktuar këta fëmijë organizohen edhe për aktivitete krijuese. Vizatimet e tyre kanë mbushur muret gjithandej. Festa e 8 marsit përkon sot edhe me inagurimin e kësaj qendre.
Projekti i marrë përsipër nga shoqata franceze e fëmijëve të botës pas Tiranës pritet të përhapet edhe nëpër rrethe./tvklan.al