Qendra e masazhit në dhomë prostitucioni, arrestohet pronarja
Qendrën estetike e kishte kthyer në një vend ku kryhej prostitucioni. Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçare, E. I, pronare e ambientit SPA.
Përveç saj në gjendje të lirë po hetohen dhe 6 persona të tjerë, mes tyre disa punëtor dhe klientë që kryesisht janë shtetas turq.
Policia kishte marrë informacione se në ambientet e një Qendre estetike,ku një shërbim ishte dhe masazhi dyshohej se e përdornin përveç shërbimeve të masazhit dhe për prostitucion, kundrejt pagesave ekstra masazhit.
Vetë pronarja e organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrëdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjësve dhe klientëve, aktivitet ky që ushtrohej që prej 8 muajsh./tvklan.la