Qendra e qytetit të Durrësit – (29 Maj 1999)


Qendra e qytetit të Durrësit – (29 Maj 1999)

10:23 29/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qendra e qytetit të Durrësit do të jetë një kompleks i madh social kulturor, do të jetë një qendër biznesi dhe do të përfshihen dhe qendra banimi. Për këtë qendër që do të jetë projekti më ambicioz i këtij qyteti nga bashkia është venë në dispozicion sheshi përpara Telekomit të Durrësit dhe sheshi i Lulishtes 1 Maji, ku ditën e hënë do të filloj operacioni i heqjes së kioskave.

Ndërkohë midis përfaqësuesve të bashkisë, projektuesve, komunitetit mysliman dhe arkitektëve të Durrësit ka filluar prezantimi i varianteve për ndërtimin e këtij kompleksi. Dy prej arkitekteve durrsakë e kanë projektuar këtë qendër që do të ndërtohet në 15 mijë metër katrorë. Në të do ketë banka, salla panairesh, biblioteka, hotele, ambjente kulturore dhe biznesi, si dhe një parking gjigand të nëndheshëm.

Ndersa versioni i paraqitur nga Komuniteti Mysliman ka qenë projektimi si një lagje urbane. Fondi për këtë ndërtim do jepet nga shoqëria aksionere dhe data 20 Qershor do jetë dita ku do vendoset projekti më i përshtatshëm./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj 






Të ngjashme