Qendra e shërbimit radiologjik në Maliq e shkatërruar – (2 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo ndërtesë është qendra e shërbimit radiologjik në qytetin e Maliqit, e cila u shërben 37 mijë banorëve të bashkisë së Maliqit dhe 6 komunave, por gjendja fizike e saj lë shumë për të dëshiruar. Pajisjet e këtushme të prodhuara në ish-uzinën elektro-mjekësore, tani janë krejtësisht të amortizuara. Suvaja dhe dyshemetë nga lagështia janë dëmtuar, ndërsa aparaturat janë riparuar e mirëmbajtur në saj të kujdesit të vetëm të mjekut radiologë.
Ky mjedis tani paraqet rrezikshmëri si për shëndetin e mjekëve dhe të pacientëve. Ka 6 muaj që aparati i radiografisë është prishur pasi është djegur llamba e reagenit. Zëri është çuar deri tek ministri Solis, për një llambë tjetër, por nuk është ofruar asnjë zgjidhje. Tani 37 mijë banorët e zonës janë të detyruar të shkojnë në Korçë, për të kryer radiografi të ndryshme./tvklan.al