Qendra shkencore blegtorale në Shqipëri – (14 Maj 2001)


Qendra shkencore blegtorale në Shqipëri – (14 Maj 2001)

10:55 14/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është stacioni i bagëtive të imta, e vetmja qendër shkencore blegtorale në Shqipëri, e krijuar 25 vjet më parë. Në saj të punës së pesë specialistëve të kualifikuar dhe 25 punëtorëve, aktualisht në këtë stacion prodhohen dhe shpërndahen çdo vit 130 krerë kafshë të racave të pastra. Këtu kryhen me dhjetëra mijëra kryqëzime me racën e vendit. Drejtori i kësaj qendre shkencore Agim Çili shprehet.

Agim Çili:- “Stacioni i bagëtive të imta mbarështon aktualisht racat e pastra të bagëtive të imtë, të cilat shërbejnë për prodhimin e materialit me vlera të larta gjenetike dhe pastaj lidhjen direkt me fermerët, e më pas shpërndarjen e tyre tek ta dhe rritjen e prodhimit blegtoral të tyre”.

Stacioni me punën e tij shkencore ka tërhequr vëmendjen edhe të stacioneve homologe në Francë, SHBA, Holandë, Greqi e Maqedoni./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme